Arbëri

Moti sot në Kosovë

Foto: Koha

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njoftoi se sot do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët.

Sipas Institutit, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8-13 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-28 gradë celsius.

“Indeksi UV mbetet i lartë dhe këshillohet që nga ora 10-17 të kufizohemi nga rrezet direkt të diellit. Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes dhe veriperëndimit me shpejtësi 1-9m/s”, thuhet në njoftim.