Arbëri

Von Cramon: Për idenë e ndryshimit të kufijve, duhet të pyetet populli përmes referendumit

Foto: KOHA / Alban Bujari
 

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von-Cramon, duke komentuar idenë për ndryshimin e kufijve në mes Kosovës dhe Serbisë, tha se Gjermania nuk pajtohet me këtë ide dhe për ndryshimin e kufijve në Ballkanin Perëndimor, “duhet të pyetet populli përmes referendumit”.

“Nuk është që i mbetet dy presidenteve të dy vendeve se si të gjejnë një zgjidhje, pasi kjo marrëveshje duhet të ratifikohet nga parlamentet e të dyja vendeve dhe të jetë e pranueshme nga të gjithë”, tha ajo.