Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, ka deklaruar se po të varej nga ta, Kosova do ta kishte liberalizimin e vizave.
Këto deklarime Von Cramon i ka bërë pasi i është përgjigjur një postimi në rrjetin social Twitter, të bërë nga faqja “Kosdata”, ku thuhet se vetëm kosovarët s’mund të lëvizin pa viza.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Njerëz, unë jam e vetëdijshme për këtë fakt. Fatkeqësisht, nuk varet nga unë që të vendos për këtë. Më besoni, nëse ne në Parlamentin Evropian do ta kishim fjalën e fundit, Kosova do t’i kishte të njëjtat mundësi udhëtimi si të gjitha shtetet e tjera evropiane, por është presidenti i Këshillit Evropian ai që e merr vendimin”, ka shkruar ajo, në Twitter.
Von Cramon lidhur me liberalizimin e vizave për Kosovën, kishte deklaruar muaj më parë se kjo varet nga një vendim i arsyeshëm i Këshillit Evropian dhe shteteve anëtare.