Arbëri

Zyra e BE-së i dhuroi 2 mijë maska Shërbimit Korrektues të Kosovës

 

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se ka pranuar 2 mijë maska donacion nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë.

Përmes një njoftimi në faqen zyrtare, ShKK-ja ka bërë me dije se dhurimi ka për qëllim mbrojtjen e të dënuarve dhe punonjësve të Shërbimit Korrektuese të Kosovës nga pandemia Covid-19.