Arbëri

Aktakuzë ndaj një të dyshuare që iu bashkua ISIS-it më 2014

Aktakuzë ndaj një të dyshuare që iu bashkua ISIS-it më 2014
Foto: Koha / Ilustrim

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur sot aktakuzë, në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamenti Special, kundër të pandehurës, D.D., për shkak të veprës penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grup terrorist”.

Prokuroria Speciale njofton se e pandehura D.D., më 29.10.2014, me paramendim dhe me dashje, si dhe me përgatitje paraprake me qëllim që t’i bashkëngjitet organizatës terroriste “ISIS” në Siri, përmes vend kalimit kufitar Hani i Elezit, ka lëshuar territorin e Republikës së Kosovës, duke kaluar në Republikën e Maqedonisë dhe nga Aeroporti i Shkupit, ka vazhduar rrugën në drejtim të Stambollit të Turqisë, më pastaj ka përfunduar në qytetin Sedel Faruk në Siri, ku është pritur nga bashkëshorti i saj B.S., nga Shkupi, luftëtar i ISIS-it.