Në Ditën Ndërkombëtare të Personave të Zhdukur, shefi i Misionit të Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq, Agim Gashi, u ka bërë thirrje autoriteteve që të zgjidhin çështjen e të zhdukurve në Kosovë.
"E shfrytëzojmë këtë rast që t’i nderojmë, përsëri, familjarët që përballen me pikëllimin e mosdijes për atë që u ka ndodhur të dashurve të tyre. Në emër të tyre, i nxisim autoritetet që t’i shtojnë përpjekjet e tyre për ta zgjedhur këtë problem humanitar që e ka rënduar shoqërinë kosovare qe më shumë se dy dekada”, tha ai.
Gashi ka shtuar se këtë vit është gjurmuar vendndodhja e vetëm tre personave, derisa vitin e kaluar u zgjidhën tetë raste. “Pengesa kryesore ndaj një përparimi më të shpejtë është mungesa e informative të reja që do të çonin në lokacionet e reja të varrezave”, thotë ai.
KNKK përmes një komunikate ka thënë se “është momenti i fundit që njerëzit që mund të kenë informata që mund të shpijnë në zbardhjen e cilitdo rast të ndonjë personi të zhdukur të paraqiten dhe që të gjithë njerëzit e vullnetit të mirë të përpiqen t’i nxjerrin familjarët nga ky terr që po i rrethon”.
22 vite nga konflikti i armatosur në Kosovë, familjarët e 1,643 personave të zhdukur presin përgjigje për fatin dhe vendndodhjen e të dashurve të tyre.
-
BE-ja fton të rritet angazhimi për të zbuluar fatin e personave të zhdukur
-
Sot Dita Ndërkombëtare e Personave të Zhdukur, në Kosovë ende janë mbi 1.600 të zhdukur nga lufta e fundit
-
Shënohet Dita e Personave të Zhdukur, politikanët paraqesin shifra të ndryshme
-
Kërkohet zbardhja e fatit të personave të zhdukur me dhunë në Kosovë
-
Politizimi dhe mungesa e bashkëpunimit të Serbisë pengojnë zbardhjen e fatit të të zhdukurve