Arbëri

“Mbajtja e seancës pa interpretim të dekretit është shkelje kushtetuese”

Foto: Kuvendi i Kosovës
 

Mbajtja e seancës së Kuvendit të Kosovës e thirrur nga LDK-ja për të shtunën, për zgjedhjen e qeverisë së re, do ta cenonte Kushtetutën e vendit.

Në këtë rast, Kuvendi duhet të veprojë vetëm atëherë kur Kushtetuesja del me një vendim të masës së përkohshme ose vendim final për interpretimin kushtetues të dekretit që presidenti Hashim Thaçi ia bëri Avdullah Hotit për kryeministër.