Arbëri

Tahiri për dekretimin e Hotit: Nga koalicioni i shpresave të rreme, po kalojmë te ai i interesave

Foto: Koha
 

Deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri, ka thënë se me dekretin që presidenti i vendit i bëri Avdullah Hotit si kandidat për kryeministër të ri, vendi “nga një koalicion i shpresave të rreme, po kalon tek një koalicion i interesave të bëme”.

“Presidenti paska dekretuar Avdullah Hotin si kandidat për kryeministër i qeverisë së re. Kështu, ish zëvendëskryeministri që para tre muajsh e lavdëronte shefin e tij Albin Kurtin si kryeministër i shpresës, tani po ia zë vendin, për shkak se Albini paska qenë kryeministër i shthurjes. Pra nga një koalicion i shpresave të rreme, po kalojmë tek një koalicion i interesave të bëme. Do ta kemi një qeveri të re që është kombinuar nga rrethanat e përfitimet, por s’ka të bëjë asgjë me parimet”, ka shkruar ai në Facebook.