Arbëri

Bytyçi i PDK-së thotë se deklaratat kundër UÇK-së përfaqësojnë diskursin e Vetëvendosjes

Descriptive Text

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Gazmend Bytyçi, ka thënë sot në një konferencë për media se deklaratat Shkëlzen Gashit, këshilltar i kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, përfaqësojnë mendimin dhe diskursin e lidershipit të VV-së të cilët, sipas tij, tash e sa vjet kanë njollosur dhe shpifur ndaj gjithë luftëtarëve të lirisë.

Ai tha se deklaratat e Gashit nuk janë as rast i veçantë, as aksidentale e as rastësore.

"Kjo është veç përpjekja e radhës e kësaj force politike për të denigruar luftën e lavdishme çlirimtare të Kosovës dhe ushtarët e saj. Gjatë pak javëve kemi dëgjuar Kurtin në seancë e shkarkimit që t'i quante mercenarë veteranët meqenëse shteti përkujdesej për ta", ka thënë Bytyçi.

Sipas Bytyçit, nuk është rastësi që glorifikimi i Dick Marty-t, dhe akuzat e rënda ndaj UÇK-së të bëra prej Gashit nga dje kanë zënë faqet e para të mediave serbe.

Ai thotë se kjo është pjesë tendencave të Beogradit për të fshehur gjenocidin që ka bërë në Kosovë dhe për të barazuar në sytë e botës xhelatin me viktimën.

Sipas tij, deklarata e Gashit nuk është as rast i veçantë aksidental e as rastësor.

“Deri sa nuk kemi distancime nga kjo deklaratë, besojmë se qëndrimet e tij janë pjesë përbërëse themelore e bindjeve të lidershipit të Lëvizjes Vetëvendosjes. Gjatë pak javëve kemi dëgjuar Kurtin në seancë e shkarkimit që t'i quante mercenarë veteranët meqenëse shteti përkujdesej për ta. Ne dëgjuam deklaratën e nënkryetares së Vetëvendosjes Kollçakut që bënte zëdhënëse e mediave dashakeqe serbe duke i konsideruar kriminelë lufte luftëtarët e UÇK-së”, ka thënë ai.

Ai tha se kjo qeveri ia ka dalë të rikthejë një pjesë të Kosovës nën kontrollin e Serbisë duke lejuar fuqizimin e strukturave paralele dhe shtrirjen atje të gjendjes së jashtëzakonshme të vendosur nga Beogradi.

Bytyçi shton se Qeveria Kurti i ka dëmtuar rëndë marrëdhëniet me aleatin strategjik duke orkestruar fushata linçimi për përfaqësuesit më të lartë amerikanë e duke bërë madje që ky shtet mik të vendosë sanksione ndaj popullit më pro-amerikan në botë.

“Po ashtu dëgjuam deputeten dhe anëtaren e kryesisë Fitore Pacollin që nëpërkëmbte nënën e dy heronjve Haradinaj. Për më tepër kemi dëgjuar deklarata të zyrtarëve të lartë të kësaj partie që përputhen me interesat anti-Kosovë të Beogradit. Të tilla qenë shpallja e ndarjes së veriut nga zv/kryeministri Abazi. Që propozimi i ministrit Reka për të përmbushur aspiratës shekullore të Serbisë për të pasur një korridor që ofron dalje në Durrës. Që pranimi nga ministri Vitia i hyrjes dhe veprimit në Kosovë të qindra zyrtarëve të Serbisë si dhe pranimi i lëmoshës prej 1000 teste. Dje, në Këshill të Sigurimit, ish-zëdhënësi i Millosheviçit, Ivica Daçiq lavdëronte humanizmin e Serbisë me dhënien e testeve. Ndërsa në të njëjtën ditë këshilltari i Kurtit lavdëronte Dick Marty-n dhe njolloste luftën çlirimtare të shqiptarëve”, ka deklaruar ai.

Ai tha se Grupi Parlamentar i PDK do të kërkojë që Kuvendi të miratojë shumë shpejt ligjin për mbrojtjen e vlerave të luftës së UÇK-së.

"Qëllimi i këtij projektligji është që të bëj të obligueshëm institucionalisht mbrojtjen, respektimin dhe promovimin e vlerave të luftës së Ushtrisë̈ Çlirimtare të Kosovës, si një ndër kapitujt më të lavdishëm të historisë së popullit tonë", tha Bytyçi.