Arbëri

Rukiqi kërkon hapjen graduale të bizneseve dhe vazhdimin e lehtësirave fiskale

Rukiqi kërkon hapjen graduale të bizneseve dhe vazhdimin e lehtësirave fiskale
 

Oda Ekonomike e Kosovës në një konferencë për media për hapat e ardhshëm në menaxhimin e situatës ekonomike, pas përhapjes së pandemisë COVID-19, ka propozuar që në javën e ardhshme Prishtina të largohet nga karantina, të lejohet puna në sektorë që kanë rrezikshmëri të ulët, siç janë ndërtimtaria dhe prodhimi. Po ashtu të futen mjetet në qarkullim dhe vazhdohen lehtësirat fiskale.

Kryetari i OEK, Berat Rukiqi ka folur për hapjen e rrugës drejt ekonomisë, i cili tha se gjatë muajit maj të mundësohet fillimi punës në tërë zinxhirin e shitjes me pakicë, përkatësisht në objekte 800 metra katror.