Arbëri

11 pacientë me Covid-19 në gjendje të rëndë në Klinikën Infektive

11 pacientë me Covid-19 në gjendje të rëndë në Klinikën Infektive

Në Klinikën Infektive janë duke u trajtuar 51 pacientë të konfirmuar me Covid-19. Ndërsa, për nëntë të tjerë priten rezultatet gjatë ditës së sotme. 11 nga pacientët e shtrirë janë me oksigjeno-terapi, pra në gjendje të rëndë, ndërsa dy të tjerë në kujdesin intensiv.

Nga këta të fundit, është edhe një shtatzënë, për të cilën është raportuar ditë më parë, rast i konfirmuar me korona virus.