Sot, kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu, e përkrahur nga deputetët nënshkrues, ka proceduar nismën legjislative për Projektligjin për Parandalimin dhe Luftimin e Pandemisë COVID-19 në territorin e Republikës së Kosovës, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.
Tutje thuhet se kjo nismë është iniciuar si rrjedhojë e kërkesave të cilat burojnë nga Aktgjykimi KO 54/20 i Gjykatës Kushtetuese, i datës 6 prill 2020, i cili specifikon rolin e Kuvendit në ndërmarrjen e masave të duhura për tu siguruar që kufizimet e nevojshme të të drejtave dhe lirive themelore më qëllim të ruajtjes së shëndetit publik, janë bërë në pajtueshmëri me Kushtetutën.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Me këtë rast, kryetarja e Kuvendit falënderoi profesorin dhe ish-kryetarin e Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, për angazhimin pro-bono në hartimin e draftit të parë këtij projektligji”, thuhet në komunikatë.
Ky projektligj do të trajtohet sipas procedurave të parapara me Rregulloren e Punës së Kuvendit.