Arbëri

Mustafa thotë se LDK-ja ka shumë kuadro për kryeministër

 

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka thënë se partia e tij është e gatshme të udhëheqë me Qeverinë e ardhshme, porse nuk do të hapë çështjen e mandatarit para se ta marrë mandatin nga presidenti i vendit.

Mustafa në një intervistë për Rtv21, ka thënë se kryesorja në këtë moment është që Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së ka dhënë përlqimin që koalicioni me AAK-në, Nismën, AKR-në dhe komunitet joshumicë të krijohet.