Arbëri

AKK: Vendimi i Qeverisë për Telekomin, në kundërshtim me ekonominë e tregut

AKK: Vendimi i Qeverisë për Telekomin, në kundërshtim me ekonominë e tregut

Autoriteti Kosovar i Konkurrencës e ka sugjeruar Qeverinë në detyrë që ta rishikojë vendimin e marrë rreth Telekomit.

Në rekomandimin zyrtar 4-pikësh të këtij autoriteti, të publikuar të premten, AKK-ja vlerëson se ky vendim “dobëson presionin konkurrues, i cili shpie në përforcimin e kompanisë ekzistuese”.