Arbëri

Lajçaku i shkruan letër Thaçit, nuk përmend datë për rifillimin e dialogut

Foto: Reuters

Përfaqësuesi special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, i ka shkruar letër presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, përmes së cilës ka shprehur gatishmërinë për bashkëpunim.

Ai përmes kësaj letre, ka thënë se synon që të avancojë procesin e dialogut mes dy vendeve, duke shtuar se përmes politikanëve të të dyja vendeve, mund të arrijnë rezultate të cilat do të jenë në dobi të popullit të Kosovës dhe atij të Serbisë, raporton KOHA.

Ai tutje ka shtuar se në kohën kur bota po përballet me pandeminë COVID-19, bashkëpunimi regjional është i rëndësishëm.

Lajçak tutje ka përshëndetur heqjen e tarifës ndaj mallrave serbe dhe atyre të Bosnjës.

Përfaqësuesi për dialogun Kosovë-Serbi, ka njoftuar se ka përgatitur planin për fillimin e punës së tij, si përfaqësues.

Megjithatë në letër ai nuk ka treguar ndonjë datë se kur pritet të rifillojë dialogu mes dy vendeve.

Image