Arbëri

Konsullatat e “paprecedenta” do të rishikohen

Foto: Driton Paçarada / Koha

Ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca, dhe Qeveria në detyrë pritet ta rishikojnë arsyeshmërinë e funksionimit të konsullatave të paprecedenta.

E tillë është vlerësuar të jetë edhe Konsullata e Përgjithshme në Tiranë, e cila madje funksionon brenda Ambasadës së Kosovës, në kundërshtim me Konventat ndërkombëtare, shkruan KOHA.

Konsull i Përgjithshëm me çelës politik ishte emëruar Halim Krasniqi, që është vëllai i sekretarit të Qeverisë, Fitim Krasniqi. Sipas një liste që posedon gazeta, Krasniqit i skadon mandati më 25 prill të këtij viti.

Në MPJ nuk kanë treguar si do të veprohet me këtë konsullatë dhe nëse ka arsyeshmëri financiare që të vazhdojë funksionimi i saj. Megjithëkëtë e kanë përmendur mundësinë që ministri në detyrë dhe Qeveria ta rishikojnë racionalitetin e vendimit për hapjen e kësaj konsullate, që ishte bërë me dekret të presidentit Thaçi.

Artikullin e plotë mund ta lexoni në “Koha Ditore”. Klikoni këtu për t’u regjistruar falas.