Arbëri

‘Avonet’ kërkon nga Vitia e Ramadani të rritet numri i testeve në IKSHPK

Foto: Alban Bujari/ KD
Foto: KOHA
 

Rrjeti i OJQ-ve AVONET thotë se është duke përcjellë gjendjen e krijuar pas pandemisë në nivel vendi, e me theks të veçantë rëndësinë e masave adekuate në parandalimin e përhapjes së virusit COVID-19, e që sipas Avonet-it, nënkupton në rritjen e masave parandaluese dhe veprimet tjera institucionale, e ku vërehet dukshëm që masa adekuate dhe më të favorshme në këtë drejtim kanë marrë institucionet lokale se sa ato qendrore.

“Edhe pse komunave u ka munguar mbështetja elementare, siç janë maskat dhe dorëzat nga Ministria e Shëndetësisë dhe kjo mungesë e përkrahjes vazhdon tutje, kur tashmë jemi në javën e katërt nga shënimi i rasteve të para me Covid-19 në vendin tonë”, thuhet në reagim.