15:25

Dy paciente me koronavirus në gjendje të rëndë

Dy pacientë të infektuar me koronavirus që po trajtohen në Klinikën infektive, janë në gjendje të rëndë.

Këtë për KOHËN e ka konfirmuar infektologu, Salih Ahmeti.

Ai ka thënë se bëhet fjalë për një paciente 45 vjeçare dhe pacienten e konfirmuar mbrëmë nga Korisha e Prizrenit e cila është në moshën 70 vjeçare.

09:21

Një paciente me koronavirus në Kosovë në gjendje të rëndë

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në Klinikën Infektive sot janë duke u trajtuar 43 pacientë.

Sipas njoftimit, 36 janë në gjendje stabile, 6 persona kanë nevojë për oksigjeno-terapi dhe përkujdesje intensive, ndërkaq një paciente e cila është pranuar më 25 mars është në gjendje të rëndë.

Njoftohet se e njëjta është në ventilim mekanik.

“Klinika është në pritje të rezultateve edhe për 11 raste, derisa dje janë testuar dhe kanë rezultuar negativ 7 raste. Sa i përket stafit të Klinikës Infektive, gjatë 24 orëve të fundit nuk ka pasur asnjë rast të infeksionit brenda-spitalor. Të 4 infermieret e konfirmuara më parë pozitive në Covid-19 janë në gjendje të mirë shëndetësore, prej të cilave tri janë të hospitalizuara në klinikë, ndërsa njëra është e vetizoluar në shtëpi”, thuhet në njoftim.