Arbëri

Plane për shpronësim në zonën ekonomike në Malishevë, me çmim 7 mijë për qind më shtrenjtë se ishte blerë

Shpronësimet për zonën ekonomike të Malishevës u kanë kushtuar me hetim disa zyrtarëve të ish-qeverisjes së Ramush Haradinajt.

KOHA ka mësuar nga burime brenda Prokurorisë Speciale se tashmë kanë nisur hetime për këtë rast dhe se janë intervistuar disa zyrtarë.