Arbëri

Kurti shkarkon një zv.ministër të Zhvillimit Rajonal, emëron një tjetër menjëherë

Fridon Lala. Foto: Koha

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka marrë vendim për lirimin nga posti i zëvendësministrit në detyrë në Ministrinë e Zhvillimit Rajonal, Bahrim Shabani, që vjen nga radhët e komuniteteve pakicë.

Në vend të tij, me një vendim të menjëhershëm, e ka emëruar Fridon Lalën.

LEXOJENI EDHE KËTË

LË HUNGARINË PËR KOSOVËN - FRIDON LALA NGA IRD-ja SYNON TA NDRYSHOJË GJENDJEN E KOMUNITETIT EGJIPTAS

Kurti, zëvendësministrit të ri Lala i ka uruar suksese dhe punë të mbarë në angazhimin e tij.