Arbëri

Qeveria në detyrë dorëzon në Kushtetuese përgjigjen kundër kërkesës së Thaçit për kufizimet e lëvizjeve

Qeveria në detyrë dorëzon në Kushtetuese përgjigjen kundër kërkesës së Thaçit për kufizimet e lëvizjeve

Qeveria​ në detyrë e Republikës së Kosovës i ka dorëzuar sot në Gjykatën Kushtetuese përgjigjen e saj kundër kërkesës së Presidentit Hashim Thaçi.

Përmes një kumtese për media, Qeveria në detyrë në komentin e saj thekson se shkresa e Presidencës përpos që përmban huqje elementare në raport me procedurën e referimit të kërkesave në Gjykatën Kushtetuese, po ashtu nuk plotëson as edhe të vetmin kriter minimal të pranueshmërisë të cilët parashihen me Kushtetutën e Kosovës dhe përcaktohen me Ligjin për Gjykatën Kushtetuese.