Arbëri

Ambasadorët e Quintit: Të ruhet funksionaliteti dhe integriteti i Qeverisë

Ambasadorët e Quintit: Të ruhet funksionaliteti dhe integriteti i Qeverisë
 

Shtetet e Quintit iu kanë bërë thirrje institucioneve dhe liderëve të Kosovës që prioritet në këtë periudhë t’i jepet betejës me koronavirusin, duke respektuar dispozitat e Kushtetutës dhe kompetencat që iu sigurohen atyre me të.

Kjo thirrje është bërë në deklaratën e përbashket e ambasadorëve të Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe SHBA-së, e cila u është shpërndarë medieve.