Sekretari i Përgjithshëm i PDK-së, Uran Ismalili, ka thënë se mungesa e testimeve të shumta në kufij dhe mungesa e vullnetit për izolim, ka bërë që koronavirusi të shpërndahet në të gjitha komunat.
Ai thotë se shpërndarja e pacientëve me koronavirus është bërë për shkak se nuk janë mbrojtur kufijtë e vendit.
Ismaili ka thënë se mungesa e vetizolimit të detyrueshëm dhe mungesa e karantinave, ka sjellë në përdorimin e dy trajtimeve, siç janë distanca sociale dhe fizike, e të cilat sipas tij, kanë dalë të jenë të suksesshme.
Ai ka shtuar se numri i të infektuarve me koronavirus është më i madh se 31.
“Unë mendoj që numri i të infektuarve me koronavirus është më i madh se 31, mirëpo mungesa e testimeve tona nuk është duke e treguar popullatën e vërtetë të infektuar. Duhet të bëhen testimet e shpeshta. Kosova nuk po arrin t’i bëjë këto testime. Deri tani kemi afër 570 testime, që janë mjaft pak, kurse shtetet tjera kanë bërë më shumë se 5 mijë të tilla. Neglizhenca dhe dështimi për të bërë testime, mund të jetë e kushtueshme për qytetarët dhe krejt shtetin”, ka thënë ai, raporton KOHA.
Ai tutje ka shtuar se 7 mijë testime që po priten të vijnë në Kosovë, nuk janë të mjaftueshme.
Edhe
Ismaili: Kurti dhe Qeveria e tij janë spektatorë, pandemia është betejë e qytetarëve dhe mjekëve
Duke folur për zhvillimet politike në vend, ai ka thënë se vëmendja duhet të kthehet tek pandemia.
“Unë jam i brengosur që mungesa e testimeve mund të krijojë një hapësirë më të madhe që virusi të shpërndahet. Është vullneti politik ai që e bënë dallimin edhe në testime. Ne sot jemi në një situatë ku shohim partitë politike në pushtet që bëjnë veprime politike ndaj njëra-tjetrës. Dominimi i diskutimit tonë është për politikën, qytetarët e kanë brengë pandeminë dhe politikanët jo. Kushdo që e shfrytëzon këtë situatë është duke i bërë sherr Kosovës”, ka thënë ai.
Sipas tij, testimi duhet të jetë sa më masiv, në mënyrë që të dilet nga kjo situatë.
-
Ismajli: Vetëm 360 mjekë e teknikë janë vaksinuar në Gjilan, pjesa tjetër s’ka shprehur gatishmëri
-
Haxhiu: Qeveria po e zvogëlon numrin e testimeve për t’i ulur shifrat e të infektuarve
-
Gashi: Sa më shumë bëjmë testime, aq më i madh do të jetë numri i të infektuarve
-
Kosova e Shqipëria, më së keqi në rajon me testime për kokë banori