1 perditesime
16:15

Abdixhiku thotë se 830 qytetarë kanë kërkuar të kthehen në Kosovë

Ministri i Infrastrukturës dhe Ambientit, Lumir Abdixhiku ka bërë të ditur se sipas informacioneve që kanë marrë deri më tani nga ambasadat, janë 830 qytetarë që kërkojnë të kthehen në Kosovë.

Abdixhiku ka thënë se atyre do t’u mundësohet kthimi, por ka bërë apel që vetëm ata që kanë emergjencë të kthehen, raporton KOHA.

Abdixhiku ka refuzuar të përgjigjet se cila ishte vota e tij në kryesinë e LDK-së sa i përket mocionit të mosbesimit

Ndërkaq ministri Vitia ka thënë se deri ma tani nuk është shënuar asnjë rast i ri me koronavirus derisa nga 20 te prekur, 13 janë duke u trajtuar në QKUK.

Vitia ka bërë të ditur se deri më tani në stok gjenden vetëm 1000 mostra andaj kanë porositur edhe 7 mijë mostra të tjera.

Ndërsa tashmë dy barnat që kanë rezultuar se kanë nisur të japin efekt pritet që të sigurohen përmes ambasadave dhe distributorëve të barnave.

15:38

Vitia: Dy barna po dëshmohet se po kanë sukses në trajtim të pacientëve

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, bashkë me ministrin e Infrastrukturës, Lumir Abdixhiku, kanë njoftuar opinionin në lidhje me masat e fundit të ndërmarra për menaxhimin e situatës me koronavirus.

“Deri më tani, në IKSHPK, janë testuar mbi 320 mostra të dyshuara me COVID-19, dhe 20 prej tyre janë konfirmuar. Në stokun e mikrobiologjisë molekulare janë edhe rreth 1,000 teste dhe pardje janë porositur edhe 7,000 tjera që vijnë në fillim të javës që vjen. Por ndërkohë është përgatitur kërkesa për porositjen edhe të testeve shtesë. Kemi siguruar edhe një aparat tjetër për realizimin e testeve në kohë reale, që vjen nesër. Informatat nga QKUK-ja janë se gjendja e të prekurve që po trajtohen aty, që janë 13, është stabile, me përjashtim të pacientit më të moshuar që po trajtohet herë pas here me oksigjen. Dje dhe sot kemi marrë informatat e para se Remdesivir dhe Piravir janë treguar të suksesshëm në trajtimin e të infektuarve. Sot janë kontaktuar kompanitë prodhuese dhe ambasadat, dhe po shpresojmë që një kontingjent të këtyre barnave ta pranojmë sa më shpejtë”, tha Vitia.