Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Abdixhiku abstenon në propozimin e LDK-së për mocion mosbesimi ndaj Qeverisë

Foto: Koha

Propozimin për mocion mosbesimi ndaj Qeverisë Kurti, nuk e ka përkrahur ministri i Infrastrukturës dhe Ambientit, Lumir Abdixhiku.

Të mërkurën mbrëma, në mbledhjen e Kryesisë së LDK-së, është votuar nisma për mocion mosbesimi ndaj Qeverisë, por Abdixhiku ka abstenuar. Këtë e ka bërë të ditur Abdixhiku për Kohën.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

LDK-ja ka marrë këtë nismë, pasi gjatë ditës kryeministri Albin Kurti shkarkoi ministrin e Punëve të Brendshme, Agim Veliu.