1 perditesime
18:02

Veliu thotë se “s’ma ka lanë shejë” vendimi i Kurtit për shkarkim

Agim Veliu, pak para se të nis mbledhja e Kryesisë së LDK-së, ka thënë se po ndihet shumë mirë, kur u pyet lidhur me vendimin e Kurtit për shkarkim.

Tutje Veliu ka thënë se në mbledhje do ta japë mendimin e tij.

“Për mrekulli po ndihem, s’ma ka lanë naj farë sheje, do të bisedojmë në mbledhjen e kryesisë, ne do ta vlerësojmë këtë situatë dhe sigurisht do të vendosim (nëse do të dalim apo jo nga koalicioni)”, ka thënë Veliu, raporton KOHA.

15:47

LDK-ja e bën të ditur pas mbledhjes vendimin rreth tërheqjes së mundshme prej koalicionit

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka thënë se vendimi i LDK-së rreth tërheqjes së mundshme prej koalicionit qeverisës do të bëhet i ditur pas mbledhjes.

Këtë deklaratë ai e ka bërë për gazetarë, para së nisë mbledhja e kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës.

“Vendimi i Kurtit është i papranueshëm”, ka thënë ai.

I pari i LDK-së ka treguar se kryesia e partisë do të mblidhet në orën 18:00, për të diskutuar rreth veprimeve që do të ndërmerren pas vendimit të Kurtit për shkarkimin e Veliut.