Arbëri

Bajrami thotë se po punojnë intensivisht për të bërë mësimin online

Descriptive Text

Ministrja e Arsimi, Hykmete Bajrami përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se janë duke u përgatitur që ta bëjnë mësimin online, pas situatës së krijuar shkaku i koronavirusit.

Ajo ka bërë thirrje që të mos ketë panik, por të respektohen masat e Qeverisë.

“Të dashur nxënës dhe mësimdhënës, së pari dhe mbi të gjitha është shëndeti. Duhet t’i respektojmë thirrjet për kujdes dhe të mos ketë panik. Në këtë drejtim po bëjmë gjithçka që është e mundur ta tejkalojmë dhe menaxhojmë situatën pas shfaqjes së rasteve të para me COVID-19”, ka shkruar Bajrami.

Bajrami shton se janë duke punuar intensivisht për të bërë mësimin online.

“Ne në Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit po punojmë intensivisht për të përgatitur mësimin online duke pasur parasysh faktin se askush s’e di sa do të zgjasë kjo situatë e rëndë. Nuk do të jetë aspak e lehtë sepse asnjëherë me parë nuk është punuar në këtë drejtim por kemi ndihmë nga shumë operatorë privatë dhe profesionistë të fushës, të cilët në këtë kohë kanë ofruar ekspertizën e tyre pa asnjë kompensim”, ka thënë ajo.

Bajrami shton se Ministrisë i duhet edhe kontributi i shumë mësuesve dhe arsimtarëve për të krijuar përmbajtjen dhe se për çdo gjë do të informoheni me kohë.