I biri i presidentit të SHBA-së, Donald Trump Jr. i ka dalur krah senatorit amerikan, David Perdue, i cili sot ka shkruar në “Twitter" se SHBA-ja duhet ta rishqyrtojë praninë e saj në Kosovë.
“Pajtohem. Janë rreth 650 trupa amerikane në Kosovë. Ka ardhur koha t’i kthejmë ata në shtëpi”, shkruan Donald Trump Jr.
Perdue, senatori nga Gjeorgjia, kishte shkruar më herët në "Twitter" se SHBA-ja do të duhej ta rishqyrtojë praninë e saj në Kosovë.
Sipas tij, “nëse Kosova nuk është plotësisht e përkushtuar për paqe, SHBA-ja ta rishqyrtojë praninë e saj atje".
Senatori amerikan: Nëse Kosova nuk është e përkushtuar për paqe, SHBA-ja ta rishqyrtojë praninë atje
E statusi i tij në "Twitter" ndërkohë është shpërndarë edhe prej të dërguarit të SHBA-së në dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell
Edhe
{gallery}
-
Senatori Perdue dhe i biri i Trumpit flasin për tërheqjen e trupave amerikane nga Kosova
-
Thaçi thirrje urgjente Qeverisë të marrë vendime për kërkesat e SHBA-së: Konfrontimi me ta është i dëmshëm
-
Grenelli shpërndan qëndrimin e senatorit amerikan që thotë se “SHBA-ja duhet ta rishqyrtojë praninë në Kosovë”
-
Senatori amerikan: Nëse Kosova nuk është e përkushtuar për paqe, SHBA-ja ta rishqyrtojë praninë atje