Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi,ka njoftuar se nesër do të presë kryeministrin Albin Kurti dhe kryetarët e partive shiqptare parlamentare në Kosovë, për siç ka thënë ai, konsultim dhe koordinim për çështjet e interesit shtetëror.
Përmes një njoftimi për media nga Zyra e Presidentit njoftohet se takimet do të jenë të ndara, ndërkaq në takimin e parë nga ora 10:30 ai ka ftuar kreun e LDK-së, Isa Mustafa.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPas tij, Thaçi ka ftuar kryetarin e PDK-së, Kadri Veseli, kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj, kryeministrin dhe kryetarin e VV-së, Albin Kurti, kryetarin e Nisma-s Fatmir Limaj dhe kryetarin e AKR-së, Behgjet Pacollin.
Kryeministri, Albin Kurti, e ka ftuar dy herë presidentin Hashim Thaçi për t’u bashkërenduar rreth veprimeve të politikës së jashtme.
Njëherë e kishte ftuar më 13 shkurt e pastaj edhe më 3 mars, mirëpo Thaçi nuk i është përgjigjur asnjërës ftesë të shefit të Qeverisë.