Arbëri

Osmani: Maqedonia e Veriut në NATO garanci për stabilitet rajonal

Descriptive Text

Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në takim kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferin, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

Tutje thuhet se në këtë takim u diskutua mundësia e bashkëpunimit ndërmjet dy parlamenteve në sferën e shkëmbimit të përvojave parlamentare, proceset integruese dhe në nismat rajonale.

“Një shkëmbim i tillë i përvojave u vlerësua me një interes të veçantë edhe për shkak të afërsisë gjeografike. Të dy bashkëbiseduesit u pajtuan se zyrtarizmi i anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në NATO i kontribuon paqes dhe stabilitetit të sigurisë në rajonin tonë”, thuhet në komunikatë.​