Arbëri

Anëtarja e PE-së thotë se hapi i Kurtit për tarifën, duhet të vlerësohet që të hiqen edhe vizat

Anëtarja e Parlamentit Evropian, njëherësh kryesuese e Misionit Vëzhgues të Bashkimit Evropian në zgjedhjet parlamentare të 6 tetorit në Kosovë, Viola Von Cramon, e ka vlerësuar hapin e parë të kryeministrit Albin Kurti, për heqjen e pjesshme të tarifës.

Ajo përmes një postimi në Twitter, duke publikuar deklaratën e ambasadorit gjerman në Kosovë Christian Heldt, i cili poashtu e vlerësoi veprimin e Kurtit, thotë se ky duhet të jetë hap për heqjen e vizave për Kosovën, transmeton Koha.net.

“Një sinjal shumë i rëndësishëm nga Albin Kurti. Kjo duhet të vlerësohet nga Këshilli i Evropës (në veçanti nga Berlini) që përfundimisht të heq regjimin e vizave për Kosovën”, ka shkruar Cramon në Twitter.

Edhe Heldt, në Twitter ka shkruar se heqja e pjesshme e tarifës mund të çojë në një proces konstruktiv në heqjen e barrierave tregtare dhe lëvizjes së lirë mes Kosovës dhe Serbisë.