Këshilltari për Siguri Kombëtare i presidentit të SHBA-së, Robert O’Brian, ka thënë se administrata Trump është e gatshme të ndihmojë dialogun Kosovë-Serbi.
Përmes një postimi në Twitter nga Këshilli Kombëtar i Sigurisë në Shtëpinë e Bardhë thuhet se janë të gatshëm të ndihmojnë palët që të arrijnë një marrëveshje nga e cila përfitojnë qytetarët e të dyja vendeve.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“O’Brien është takuar me Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, për të shfrytëzuar momentumin e krijuar nga marrëveshjet e fundit për trafikun ajror, hekurudhor dhe rrugor me Serbinë. Presidenti Trump dhe administrata e tij janë të gatshëm të ndihmojnë të dyja palët që të arrijnë një marrëveshje që është në dobi të popullit në Serbi dhe në Kosovë”, thuhet në postim.
