Meritat e punës së tij, edhe pse tash i pensionuar, i dëshmon pritja e bërë nga stafi mjekësor i spitalit në të cilin Nexhmedin Hoti kishte realizuar misionin e shenjtë.
Nostalgjinë për profesionin prej mjeku e rikthen në kujtesë sa herë vendos t’i vizitojë vendet e punës ku sherbeu për vite.
Rreth 18-vjet, Hoti shërbeu në spitalin e njëjtë, raporton emisioni SOT në KTV.
Epidemiologu nga Skenderaj thotë se punoi në kohëra të vështira bashkë me kolegët.
Një nga sfidat e shumta përgjatë rrugëtimit të tij ishte përballja me pacientët e prekur nga infeksioni dikur shumë i përhapur, fruthi.
Kjo sëmundje, doktorit ia kujton një nga historitë e vështira, siç thotë ai, e përballjen me një prind që asokohe preokupohej me gjendjen e rëndë të fëmijëve të tij.
Bashkëpunues, udhëzues në profesion e mik të mirë, e përshkruan kolegu i tij, Osman Veliu, i cili ka një sërë kujtimesh me doktorin, por një e veçon më shumë.
Si 18-vjeçar, mbështetje të madhe te, siç e quajnë, doktor Nexhi, thotë se gjeti Naser Aruqi, infermier familjar.
Të paharrueshme për doktor Nexhin janë rrëfimet nga periudha e luftës, të cilat ia kthen në kujtesë Qendra e Mjekësisë Familjare në fshatin Qirez.
Për herë të parë, ai zbulon faktin se asokohe, bashkëpunoi me UÇK-në, për t’u dalë në ndihmë banorëve të rajonit të Skënderajt.
Momente të veçanta bashkëpunimi ndan edhe një nga kolegët e tij në këtë qendër.
Edhe pse i pensionuar, të shpeshta i ka vizitat ndaj kolegëve e vendeve ku punoi, me të cilët, pos profesionit, e lidhin momente të veçanta gjatë rrugëtimit të tij jetësor.