Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është pritur nga Sekretari Amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, në kuadër të vizitës zyrtare në Uashington.
Presidenti ka shprehur mirënjohjen e thellë të popullit dhe institucioneve të Kosovës për mbështetjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dekada me radhë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Na keni përkrahur në kohët më të vështira si dhe në ditët më të mira tona. Mirënjohja jonë është e përhershme”, është shprehur Thaçi.
Temë e diskutimit ishte edhe dialogu në mes të Kosovës dhe Serbisë.
“Marrëveshja e përhershme e paqes, në mes të Kosovës dhe Serbisë, do të thotë paqe për tërë Evropën Juglindore, do të thotë kthim kah e ardhmja, do të thotë zhvillim dhe prosperitet”, ka thënë presidenti në takim.
Ai u shpreh se Kosova do të vazhdojë të bashkërendojë çdo hap të saj me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Duke ecur bashkë me Uashingtonin i kemi realizuar aspiratat tona”, përfundoi Presidenti Thaçi.