Kurti: Asnjë element i programit qeverisës s’është i mundur pa gratë Foto: ZKM

Kurti: Asnjë element i programit qeverisës s’është i mundur pa gratë

26 February 2020 13:24

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka mirëpritur në takim përfaqësuesit e Rrjetit të Grave të Kosovës, Igballe Rugova, Besnik Leka dhe Adelina Berisha.

Siç thuhet në njoftimin nga kryeministria, Rugova përgëzoi kryeministrin Kurti për marrjen e detyrës së re.

“Ajo shprehu gatishmërinë e bashkëpunimit të ngushtë me Qeverinë në fuqizimin e çështjes gjinore në vend. Ky bashkëpunim do të vazhdojë edhe më fuqishëm me Agjencinë për Barazi Gjinore, e cila ekziston si akter institucional në Zyrën e Kryeministrit. Gratë janë gjysma e pashprehur e popullsisë prandaj angazhimi i institucioneve për gratë është i domosdoshëm”, tha ajo.

Në anën tjetër kryeministri Kurti, falënderoi për urimet dhe për bashkëpunimin e propozuar RrGK-së për trajtimin e çështjes gjinore.

“Kryeministri ritheksoi se barazia shoqërore nuk është e mundshme pa barazi gjinore. Asnjë element i programit qeverisës nuk mund të jetë i mundur pa pjesëmarrjen e plotë të gruas në proces. Dhe kjo pjesëmarrje, nga ana e vet, nuk është e mundur pa koordinimin e përbashkët në këtë drejtim”, tha Kurti.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme