Arbëri

Thaçi takohet me Palmerin e Walkerin

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka pasur një darkë pune me të të dërguarin e Departamentit të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Mat Palmer, megjithëse në takim shihet edhe ambasadorja e Kosovës Vlora Çitaku.

Por një tjetër takim, Thaçi ka pasur edhe me ambasadorin William Walker, me të cilin është takuar në Washington.

Në takimin me Palmerin, Thaçi thotë se të pranishëm kanë qenë edhe shefi i Atlantic Council, Damon Wilson, me përfaqësues nga Senati, Kongresi dhe nga institucionet qeveritare në Uashington.

Image

Kreu i shtetit përmes një postimi në Facebook tha se me Palmerin është biseduar për mundësitë e arritjes së një marrëveshje finale e cila do të sjellë njohje reciproke dhe anëtarësim të Kosovës në Kombet e Bashkuara.

Ndërkaq, pas takimit me Walkerin, Thaçi shkruan se takimet me të, sa janë takime pune, aq janë edhe takime miqsh.

“Takimet me mikun tim dhe të të gjithë shqiptarëve, ambasadorin William Walker, sa janë takime pune, aq janë edhe takime miqsh, ku bisedojmë për arritjet e Kosovës që nga përfundimi i luftës dhe për mënyrat sesi të bashkëpunojmë sa më mirë më tej. Miqtë e Kosovës na kanë ndihmuar gjithmonë për të avancuar çështjen e Kosovës dhe për të përmirësuar jetën e qytetarëve tanë”, ka shkruar Thaçi.