“Trafiku Urban” nuk i ka 800 mijë euro që duhet t’i paguajë Tatim në Vlerën e Shtuar (TVSH) për kredinë prej 10 milionë eurosh, që është marrë nga Banka për Rindërtim dhe Zhvillim për blerjen e 51 autobusëve të rinj.
E këto mjete duhet të paguhen para ardhjes në Kosovë të kontingjentit të dytë prej 21 autobusëve të rinj, të cilët ishte paralajmëruar se do të arrinin në Prishtinë që në pranverë të këtij viti, porse kjo ende nuk ka ndodhur, shkruan sot “Koha Ditore”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDrejtues të ndërmarrjes “Trafiku Urban” ende nuk e dinë se si do ta zgjidhin këtë problem, duke e parë si adresën e parë për të kërkuar ndihmë Komunën e Prishtinës, e cila ka bërë kërkesë për marrjen e kredisë nga BERZH.
Halil Mustafa, drejtor i “Trafikut Urban”, ka thënë për “Kohën Ditore” se autobusët e rinj mund të arrijnë në Kosovë më së largu në tetor, nëse sigurohet buxheti për pagesën e mjeteve të TVSH-së
Së fundi “Trafiku Urban” ka shpallur konkurs për 80 punëtorë të rinj si parapërgatitje për ardhjen e kontingjentit të ri të autobusëve.
E zyrtarë të Komunës së Prishtinës nuk e kanë përmendur problemin me pagesën prej 800 mijë eurosh, por janë ndalur tek çështja e rregullimit të garazheve për autobusët e rinj... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.