Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

21 autobusë ende në Çeki, Trafiku Urban s’ka para për kthim të kredisë

“Edhe 21 autobusët e tjerë sot nisen nga fabrika. Të hënën janë në Prishtinë,” kështu kishte shkruar i pari i kryeqytetit, Shpend Ahmeti, të mërkurën e 29 gushtit, raporton “038” i KTV-së.

Por, 17 ditë pas, autobusët ende nuk janë në Prishtinë.

Madje, ata ende nuk janë nisur nga Çekia.

Këtë, përmes telefonit, KTV-së ia ka konfirmuar i pari i Trafikut Urban, Lulzim Rexhepaj, që megjithatë, në përgjigjet zyrtare në formë elektronike ka zgjedhur të mos përgjigjet në pyetjen “A janë nisur ende 21 autobusët e fundit nga Çekia?”.

Rexhepaj, vetëm ka treguar se autobusët e rinj do të jenë në qarkullim nga 1 tetori.

Edhe “Trafiku Urban” me datë të re për arritjen e autobusëve të rinj Arbëri “Trafiku Urban” me datë të re për arritjen e autobusëve të rinj

“Autobusët e rinj janë në procedura te kompletimit te dokumentacionit për te arritur në Prishtinë. Siç ka deklaruar edhe Kryetari z. Shpend Ahmeti, ne i kemi përfunduar obligimet që janë kërkuar nga NPK Trafiku Urban dhe Komuna e Prishtinës. Kompania ‘’Iveco’’ na garanton se së shpejti do te kompletohet dokumentacioni dhe transporti i tyre deri në Prishtinë, kështu që para datës 1 tetor do të jenë të gatshëm për transportin e udhëtarëve”, ka thënë Rexhepaj, kryeshef ekzekutiv në NPL “Trafiku Urban”.

Vetë kryetari Ahmeti, thotë se shkak i vonesës janë problemet me doganën.

Më 17 shkurt të vitit të kaluar, u patën lëshuar në qarkullim 30 autobusët e parë, ndërsa ardhja e pjesës së tjetër nga fabrika e IVECO-s në Çeki, pati mbetur peng i dy kushteve.

Së pari, për shkak të vonesave në rinovimin e garazhit në të cilin punët patën nisur para se të vinin autobusët e parë – në dhjetor të 2016-s, e që edhe me punët shtesë do të duhej të përfundonte për 4 muaj, por që nuk u përfundua deri në fillim të 2018-s.

Kusht tjetër ka qenë marrëveshja për shërbime – po ashtu e përfunduar tek në verën e 2018-s.

Zyra dhe Ligji i prokurimit shihen si fajtorë për vonesat nga njohës të zhvillimeve në kryeqytet.

Ndërkohë, greis-periudha prej dy vjetësh e kredisë ka kaluar në korrik – kur në vend të Trafikut Urban, Komuna e Prishtinës si garantuese, është dashur të paguajë këstin e parë të kredisë, rreth 400 mijë euro.

Shpenzimin e kësaj shume nga buxheti i komunës për t’i ndihmuar ndërmarrjes, Krenar Shala - drejtor “Për Prishtinën”, e sheh në dëm të qytetarëve dhe këtë e pranon edhe kryetari Ahmeti.

Edhe Arrijnë në Kosovë autobusët e rinj të Trafikut Urban Arbëri Arrijnë në Kosovë autobusët e rinj të Trafikut Urban

Para dy vjetësh, vetë Shpend Ahmeti pati nisur fushatën “ministër nënshkruaje”, duke i kërkuar ish-ministrit të financave Avdullah Hoti, të nënshkruante garancionin qeveritar për kredinë, pa u bërë ai komunal, që do të bënte që këto 400 mijë euro t’i paguante Qeveria e jo komuna.

Dhe për këtë insistim të tijin, dy vjet pas Hoti, thotë se vetëm kërkoi zbatim të ligjit.

Për mosarritjen e kthimit të kredisë nga ndërmarrja, Hoti thotë se Ahmeti duhet të japë llogari para qytetarëve, sepse kishte premtuar shumë.

Por pos këstit të parë, ndërmarrja nuk do të arrijë të paguajë vetë as të dytin.

“Gjendja financiare e ndërmarrjes nuk ka qenë asnjëherë më mirë se tani, ndërmarrja është në zhvillim dhe ka stabilitet, punëtorët janë të motivuar për punë, ndërmarrja ka të ardhme, sepse ka potencial për zhvillim, kuptohet se kemi trashëguar borxhe, por nga muaji mars 2018, jemi duke operuar me rezultat rentabil (mbulohen të gjitha shpenzimet operative). Me trendin aktual të punës, nuk mund të paguhet kësti i dytë, por ne kemi nënshkruar kontratë shërbimi me Komunën e Prishtinës që garanton të hyra stabile për ndërmarrjen, kështu që me hyrje në fuqi te kësaj marrëveshjeje, të gjitha obligimet do të mbulohen nga NPK Trafiku Urban”, shtoi Rexhepaj, raporton “038” i KTV-së.

Por kjo, sipas Shpend Ahmetit, do të ndodhë pas nisjes së zbatimit të Marrëveshjes për Shërbime.

Kjo, sipas tij, do të arrihet pasi të gjitha linjat do të jenë funksionale, sepse komuna do të paguajë Trafikun Urban dhe operatorët privatë për kilometër të kaluar, pavarësisht numrit të udhëtarëve.

I pari i kryeqytetit tha se të parët që do të përfitojnë nga ndryshimet e linjave janë qytetarët e Kalabrisë, që do të kenë linjën e re funksionale nga 1 tetori.

Edhe Zvarritet 2 vjet kontingjenti i dytë i 21 autobusëve për Prishtinën Arbëri Zvarritet 2 vjet kontingjenti i dytë i 21 autobusëve për Prishtinën

Ahmeti këmbëngul se është e pamundur që transporti publik të funksionojë pa dhënë para nga buxheti i komunës.

Qëllim tjetër i tij, thotë është që në brenda 5 vjetëve të ardhshëm, komuna të mbulojë të gjitha shpenzimet e transportit publik, në mënyrë që ky të jetë falas për të gjithë qytetarët.