Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Mustafa thotë se do ta ketë prioritet sektorin e qumështit

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural në politikat mbështetëse për bujqësinë do ta ketë prioritet edhe sektorin e qumështit, me qëllim të shtimit të prodhimtarisë dhe cilësisë së prodhimeve të këtij sektori.

Përkrahjen për këtë sektor e ka konfirmuar sot ministri i MBPZHR-së, Besian Mustafa, gjatë takimit me kryetarin e Shoqatës së Prodhuesve të Qumështit, Milazim Berisha, me të cilin kanë diskutuar për të arriturat dhe sfidat në këtë sektor në vitet e fundit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Me këtë rast, ministri premtoi se kjo shoqatë do të jetë partner serioz për ministrinë gjatë hartimit dhe zbatimit të politikave dhe programeve mbështetëse për fermerët e këtij sektori. Po ashtu, ai ka ritheksuar se mbështetja për këtë sektor do të jetë në vazhdimësi përmes investimeve dhe projekteve të ndryshme, që për qëllim kanë edhe arritjen e standardeve evropiane në këtë sektor”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq, Milazim Berisha, kryetar i Shoqatës së Prodhuesve të Qumështit, duke e uruar ministrin për detyrën e re, e falënderoi atë për gatishmërinë e tij për bashkëpunimin me këtë shoqatë për të avancuar edhe më tej sektorin e qumështit.