Arbëri

Gashi: Taksa zëvendësohet me masa reciproke ndaj Serbisë, kështu dëshmojmë se jemi partner serioz

Foto: Arben Gashi
 

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi i cili mori pjesë në tryezën e diskutimit që Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka organizuar me temën “Dialogu Kosovë-Serbi: Çfarë pas formimit të Qeverisë së re dhe përfshirjes amerikane?”, thotë se “tarifa do të hiqet dhe do të zëvendësohet me masa reciproke ndaj Serbisë”.

Ai përmes një statusi në Facebook, shkruan se reciprociteti nuk është veprim aktiv apo agresiv, por reaktiv.