Arbëri

Ish-pjesëtari i UÇK-së Fitim Selimi, niset për Hagë

Ish-pjesëtari i UÇK-së, Fitim Selimi, i cili ishte ftuar nga Gjykata Speciale në muajin nëntor të vitit 2019 është nisur për në Hagë.

Përmes një njoftimi në Facebook, Selimi shkruan “Për të gjithë shqiptarët: Suksesi është arritur më 1999 me triumfin e UÇK-së!”.

“Ecim më tutje. Ju dua shumë”, shkruan Selimi.

Kur Selimi kishte marrë ftesën nga Specialja për t’u paraqitur në Hagë, kishte thënë se angazhimi në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës është kulmi i realizimit të identitetit të tij personal.

“Sot mora ftesë nga zyra e Prokurorit Special, për t’u paraqitur në këtë organ në cilësinë e të dyshuarit për veprimtarinë time në kuadër të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ndonëse përherë e gjallë, sot më fuqishëm më është rikthyer ndjenja e krenarisë për këtë periudhë më të ndritshme të jetës time. Fare mos të dyshojë askush dhe i siguroj unë të gjithë ata që duan të dinë, që në rrethanat e mos përmbushjes dhe mosrealizimit të popullit e vendit tim me të drejta e liri, me kushtrimin për luftën për çlirim, angazhimi dhe veprimi im me shokët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ishte kulmi i realizimit të identitetit tim personal, familjar e kombëtar dhe veprimi im më i ndërgjegjshëm të cilit nuk do t' i ndryshoja asnjëherë asnjë moment dhe asnjë detal”, kishte shkruar më 11 nëntor Selimi.