Arbëri

Fitim Selimi ftohet nga Specialja

Ish-pjesëtari i UÇK-Së, Fitim Selimi është ftuar nga Gjykata Speciale.

Këtë e ka konfirmuar vetë ai përmes një statusi në profilin e tij në Facebook. Ai thotë se angazhimi në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës është kulmi i realizimit të identitetit të tij personal.

“Sot mora ftesë nga zyra e Prokurorit Special, për tu paraqitur në këtë organ në cilësinë e të dyshuarit për veprimtarinë time në kuadër të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ndonëse përherë e gjallë, sot më fuqishëm më është rikthyer ndjenja e krenarisë për këtë periudhë më të ndritshme të jetës time. Fare mos të dyshojë askush dhe i siguroj unë të gjithë ata që duan të dinë, që në rrethanat e mos përmbushjes dhe mosrealizimit të popullit e vendit tim me të drejta e liri, me kushtrimin për luftën për çlirim, angazhimi dhe veprimi im me shokët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ishte kulmi i realizimit të identitetit tim personal, familjar e kombëtar dhe veprimi im më i ndërgjegjshëm të cilit nuk do t' i ndryshoja asnjëherë asnjë moment dhe asnjë detal”, ka thënë ai.