Arbëri

Borrelli pret që në mars të publikohet emri i përfaqësuesit evropian në dialogun Kosovë-Serbi

Borrelli pret që në mars të publikohet emri i përfaqësuesit evropian në dialogun Kosovë-Serbi

Në ditën kur në Bruksel u zhvillua konferenca e donatorëve për Shqipërinë, u zhvillua edhe mbledhja e Këshillit të Çështjeve të Jashtme, ku pjesëmarrës ishin ministrat e jashtëm të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian. Edhe pse tema kryesore ishte situata në Libi dhe përmbyllja e misionit “Sophia” për shpëtimin e emigrantëve në Mesdhe, nuk mungoi as Ballkani Perëndimor si temë e trajtuar.

Ishte paraparë që Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, të njoftojë për vizitat e tij në Kosovë e Serbi dhe për idenë që të caktojë një Përfaqësues të posaçëm i cili do të ngarkohej me detyrën e lehtësimit të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.