Ish-kryeministri Ramush Haradinaj ka kritikuar vendimin e sotëm që mori Qeveria Kurti për shkarkimin e koordinatorëve nacionalë të cilët i kishte emëruar vetë Haradinaj në qeverisjen e shkuar.
Në një postim në Facebook, Haradinaj ka dalluar edhe shkarkimin e drejtorit të Doganës, Bahri Berisha, të cilit ai ia vazhdoi mandatin edhe për tre vjet, pak para se të vinte qeveria e re.
“Sot e pësuan dy profesionistë: Drejtori i Doganës z.Bahri Berisha, dhe Koordinatori për ndryshime klimatike dhe çështje të ambientit z.Mendim Rugova”, ka thënë Haradinaj.
Ai ka theksuar se “Për Mendim Rugovën le ta dijnë të gjithë se nuk kishte këtë përgjegjësi vetëm pse është djali i Presidentit historik Dr.Ibrahim Rugova, por edhe pse është profesionist i zoti”.
-
Përplasje mes partnerëve të koalicionit, Haradinaj me akuza ndaj Qeverisë
-
Qeveria Kurti s’i denoncon vendimet e jashtëligjshme të Qeverisë Haradinaj
-
Anulohet vendimi për mandatin e dytë të drejtorit të Doganave të Kosovës
-
Shpallet konkurs për drejtor të Doganës, edhe pse Haradinaj ia kishte vazhduar mandatin
-
Vendimi i fundit i Haradinajt si kryeministër - jashtëligjshëm ia vazhdoi mandatin drejtorit të Doganës