Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, është deklaruar pas miratimit për shfuqizimin e vendimit për rritjen e pagave nga Qeveria e Kosovës.
Ajo, thotë se Qeveria e Kosovës, në krye me Albin Kurtin, do të punojë për qytetarët e Kosovës e jo për veten.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Dy vendime të padrejta u shfuqizuan në mbledhjen e Qeverisë. Së pari, vendimi i kundërligjshëm i ish Qeverisë për ngritjen e pagave për vete. Ky vendim nuk do të ketë efekt juridik për pagat e prokurorëve dhe gjyqtarëve si dhe gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese. Vendimi i dytë që u shfuqizua, ishte ai për pagat që përfitonin kabinetet e ish Qeverive, pas mandatit. Këto vendime, janë mesazh i qartë se Qeveria Kurti do të jetë në shërbim të qytetarëve dhe jo në shërbim të vetvetes”, ka shkruar Haxhiu, transmeton Koha.net.
“Pagat kthehen me rregullimin e mëhershëm. Ky vendim nuk ka efekt në Gjykatën Kushtetuese e as në sistemin juridik”, tha sot kryeministri Kurti.
Gjithashtu, janë shfuqizuar të gjitha vendimet për emërimet e koordinatorëve nacionalë.