​Policia e Kosovës sqarohet rreth huazimit të gazit lotsjellës për Policinë e Shqipërisë Foto: Arkiv

​Policia e Kosovës sqarohet rreth huazimit të gazit lotsjellës për Policinë e Shqipërisë

11 February 2020 14:49

Policia e Kosovës ka dalë me sqarim lidhur me huazimin e gazit lotsjellës Policisë së Shtetit të Shqipërisë vitin e kaluar, duke thënë se një gjë e tillë është ndërmarrë në pajtim me marrëveshjet e bashkëpunimit në mes të dy institucioneve policore dhe pëlqimin e dy ministrive kompetente.

Në aspektin ligjor paraprakisht janë marrë mendimet pozitive edhe nga ana e Zyrës Ligjore të Ministrisë së Punëve të Brendshme të RKS-se dhe e Policisë së Kosovës, përfshirë edhe pëlqimin e dhënë nga ana e kompanisë prodhuese të gazit lotsjellës.

“Bazuar në procedurat e parapara ligjore, marrëveshjen e bashkëpunimit të hartuar mbi bazën ligjore, pëlqimin dhe autorizimin e ministrive kompetente, pëlqimin e kompanisë dhe mendimin pozitiv të zyrave ligjore, është bërë huazimi i gazit lotsjellës. Mbi bazën e bashkëpunimit ndërinstitucional, me shtetet fqinje në këtë rast jo v etëm me Shqipërinë, Policia e Kosovës shkëmben personel policor, patrullime dhe trajnime të përbashkëta si dhe pajisje logjistike sipas nevojës”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Derisa, kujtojmë se pati një përplasje mes Alma Lamës dhe Behgjet Pacollit, pikërisht për gazin lotsjellës.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme