Arbëri

Heldt thotë se Gjermania do të vazhdojë ta ndihmojë Kosovën në zhvillimin e bujqësisë

Heldt thotë se Gjermania do të vazhdojë ta ndihmojë Kosovën në zhvillimin e bujqësisë

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa, ka pritur sot në takim ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt, me të cilin kanë biseduar rreth politikave zhvillimore në bujqësi, si dhe për objektivat e kësaj ministrie për këtë mandat, që për qëllim kanë fuqizimin e mëtejmë të këtij sektori.

Sipas komunikatës për media bëhet e ditur se Mustafa, me këtë rast ka falënderuar ambasadorin Heldt për mbështetjen që Gjermania i ka dhënë në vazhdimësi Kosovës për zhvillimin e sektorëve të ndryshëm, duke përfshirë edhe atë të bujqësisë.