Arbëri

Heldti ia dorëzon Kurtit ftesën e Merkelit

Descriptive Text

Ambasadori gjerman në Kosovë, Christian Heldt, ia ka dorëzuar kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, ftesën që ia bëri për vizitë kancelarja gjermane, Angela Merkel.

Heldt, në një shkrim në Twitter, thotë se Kosova dhe populli i saj meritojnë të ecin përpara e të kenë qeverisje më të mirë.

“Gëzohem që personalisht t’ia dorëzoj urimet dhe ftesën e kancelares Angela Merkel, kryeministrit Albin Kurti. Kosova dhe populli i saj meritojnë të ecin përpara, meritojnë qeverisje të mirë, luftë kundër korrupsionit, të formojnë këndvështrime ekonomike dhe të vendosin përfundimisht për dialogun”, shkruan Heldti, transmeton Koha.net.

Sot gjatë ditës, Merkeli e ftoi Kurtin ta vizitojë Berlinin, por edhe renditur disa nga problemet me të cilat qeveria e Kosovës duhet të përballet.

“Ju dhe qeveria juaj keni detyra të rëndësishme dhe të vështira para jush. Këtu përfshihet sundimi i ligjit, luftimi i korrupsionit dhe i krimit të organizuar, përmirësimi i gjendjes ekonomike dhe, në veçanti, dialogu për normalizim me Serbinë. Këta janë hapat kryesorë në forcimin e perspektivës evropiane të vendit tuaj”, ka thënë Merkeli në letrën e urimit dërguar Kurtit, raporton Koha.net.

Ndërkaq, në fund ka thënë se Qeveria Federale gjermane do të vazhdojë të mbështesë Kosovën në këtë rrugë.

{gallery}