Arbëri

Edhe Kosovës i ofrohet anëtarësimi në BE, thotë komisioneri për Zgjerim i BE-së

Edhe Kosovës i ofrohet anëtarësimi në BE, thotë komisioneri për Zgjerim i BE-së

Franca ka mirëpritur ndryshimet e propozuara të Bashkimit Evropian në lidhje me mënyrën e pranimit të vendeve të reja, e cila mund të zbus rrugën drejt anëtarësimit për vendet e Ballkanit pasi presidenti francez, Emmanuel Macron, bllokoi bisedimet për anëtarësim.

Komisioneri i BE-së për zgjerimin, Oliver Varhelyi, e prezantoi metodologjinë e re për pranimin e shteteve të reja të mërkurën. Reformat u ndërmorën pas bllokadës që Macroni ua bëri nisjes së negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe me Shqipërinë – vendim ky që shefat e BE-së e përshkruan si gabim historik – dhe kërkoi ndryshime në procesin e ashtuquajtur të zgjerimit të bllokut, raporton Reuters.