Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Millojeviq e Jevtiq thonë se s’janë pjesë e koalicionit qeverisës

Foto: KosovaPress

Ministrat e ri nga radhët e Listës Serbe Ivan Millojeviq dhe Dalibor Jevtiq, në ditën e parë të punës në Qeverinë e re të Kosovës, thanë pas marrjes së detyrës, se ata nuk janë në koalicion qeveritar.

Sipas tyre, atyre u besua mandati falë votave të fituara në zgjedhjet e 6 tetorit dhe në përputhje me ligjet në fuqi, për vende të caktuara në institucione që u përkasin serbëve.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ata thanë që si përfaqësues politikë të serbëve, do të vazhdojnë të punojnë në interes të atyre që votuan për Listën Serbe dhe se do të përpiqen të bëjnë gjithçka për të përmirësuar jetën e komunitetit serb dhe qytetarëve të tjerë të Kosovës, raporton KP.

Dalibor Jetviq është ministër për Komunitete e Kthim, ndërsa Ivan Millojeviq ministër për Zhvillim Rajonal.